E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, policia sekuestron 5 automjete të vjedhura

BERAT- Ka përfunduar me sekuestrimin e 5 automjeteve aksioni i nisur mëngjesin e djeshëm ‘Ndëshkimi ligjor’ në Berat. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së këtij qarku bëjnë të ditur se automjetet u bllokuan pas verifikimit të dokumentave në bazë të të cilave rezultonin se ato ishin vjedhur kryesisht në Itali dhe Greqi.

Po nga të njëjtat burime konfirmohet se mjetet ishin trafikuar drejt Shqipërisë në vitet e fundit dhe më pas u janë shitur personave posedues ndaj të cilëve tashmë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për trafikimin e mjeteve motorrike.

Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e skemës së trafikimit të automjeteve dhe mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›