E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valltarët e vegjël nga Librazhdi fitojnë kupën në Turqi

LIBRAZHD- Nën ngjyrat e flamurit kuq e zi, kostumeve e muzikës popullore , vallëtarët e vegjël të Librazhdit kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Festivalit ndërkombëtar të fëmijëve në Turqi.

Kërcimet e përzgjedhura me kujdes, karakteristike nga veriu, Shqipëria e mesme e jugu por edhe nga trevat shqiptare të Kosovës e Maqedonisë përcollën atmosferë në qytetin turk , ndërsa kulmi arriti në vallen e njohur të Rrajcës.

Ansambli i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Librazhd u nda nga ky festival jo vetëm me fitoren e kupës por edhe me shumë miqësi të reja e shkëmbime kulturash mes vendeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›