Përleshje ne Athinë, përshkallëzohet situata
ATHINE- Përshkallëzohet më tej situata mes anarkistëve dhe forcave të policisë në qendër të Athinës. Policia ka vënë në pranga disa prej protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur gur para parlamentit, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Policët kanë ndjekur anarkistët, duke i qëlluar me shkopinj gome, pasi ata kishin sulmuar hotelin “Grand Bretagne” në sheshin Sintagma dhe një kamion të televizionit shtetëror ERT. Përleshjet kanë vazhduar edhe pasi turma është larguar nga sheshi kryesor i Athinës. Anarkistët u kanë vënë flakën disa makinave dhe kanë lëshuar bomba molotov dhe gurë të mëdhenj ndaj policëve që kanë lëshuar gaz lotsjellës. Një bombë molotov është hedhur mbi trupin e një polici, por fatmirësisht pa i shkaktuar atij plagë. Ndërkaq nuk raportohen të plagosur në radhët e policëve dhe të protestuesve. Incidente të tjera janë shënuar para ministrisë së financave, ku grupe të rinjsh kanë sulmuar forcat e policisë.
Rreth 20 anarkistë kanë brohoritur me fjalët “ populli nuk përulet, është koha për revolucion” duke tentuar të cajnë dhe kordonin e policisë. Rezistenca e qytetarëve është pikërisht ndaj masave të rrepta të qeverisë Panadreu si rezultat të krizës ekonomike, që synojnë shkurtim të pagave, pensioneve dhe ngritjes së taksave, të cilat kërkohen me ngulm nga BE në këmbim të ndihmës prej 120 bilionë eurosh.
(m.a/BalkanWeb)