Ohër, më 11-12 korrik mbahet mini-samiti i vendeve të Ballkanit
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë George Ivanov, më 11 dhe 12 korrik në Ohër, do të jetë mikëpritësi i takimit të tretë rajonal të presidentëve, në të cilët do të marrin pjesë kreu i shtetit të Shqipërisë Bamir Topi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ai i Maqedonisë Filip Vujanovic
Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim kanë të bëjnë me procesin Eurointegrues dhe Euroatlantik të rajonit, reformat e domosdoshme të cilat duhet të realizohen për t’i lehtësuar proceset, si përforcimin e proceseve demokratike dhe reformuese, rritjen e bashkëpunimit rajonal, investimet rajonale, lidhjet infrastrukutore në rajon etj.
Ky takim, i njohur ndryshe si mini-samit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa tani ai do të mbahet në Ohër.
Ivanov ka thënë se nga ky takim pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, me anë të të cilës do të shprehet rëndësia e lidhjes infrastrukturore në rejon. Në mini-samitin e Ohrit nuk marrin pjesë presidenti i Serbisë dhe ai i Greqisë.
(e.m/ina/BalkanWeb)