E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, të shtunën hapet drita jeshile për 12 miliardë Euro

ATHINE-Greqia merr të shtunën kredinë prej 12 miliardë eurosh, këstin e pestë të ndihmës së BE dhe FMN, mjaft i nevojshëm dhe emergjent për të.
Mësohet se ministrat e Financave të Eurogrupit do të japin dritën e gjelbër për disburisimin e 12 miliardë eurove nëpërmjet një videokonference në orën 19 00, këtë të Shtunë.
Praktikisht është e sigurt se Greqia do të marrë këstin e pestë të kredisë – tha komisioneri evropian Olli Rehn. Marrëveshja për clirimin e fondit është arritur - tha një tjetër burim.

Pas ndezjes së dritës jeshile për disbursimin e 12 milardë Eurove, ministrat e Eurozonës në ditët më pas do të vazhdojnë debatin edhe për cështjen e paketës së re të ndihmës për Greqinë dhe pjesëmarrjen e sektorit privat për shlyerjen e borxhit grek.

Vendimet përfundimtare të Eurogroupit për një paketë prej 120 miliardë eurosh pritet të merren në 11 korrik, edhe pse disa burime pohojnë se vendimi përfundimtar mund të merret më vonë në shtator, por ende nuk dihet nëse do të ketë një ujdi për këtë paketë.
Nga 120 miliardë Euro, 87 milardë i atribuohen vendeve të Eurozonës dhe 33 miliardë Euro Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Me lëvrimin e këstit të pestë të ndihmës, Greqia mund të marrë frymë lirisht vetëm për disa kohë. Pjesa e premtuar e kredisë prej 12 miliardë eurosh, do t'i shkojë shpejt Athinës për të bërë pagesat deri në vjeshtë. Nga ana tjetër parlamenti grek arriti megjithë valën masive të protestave të miratojë një paketë të ashpër kursimesh dhe privatizimesh që ishte edhe kushti i vënë nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja për të dhënë kredinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›