E Diel, 1 Nëntor 2026

John Malkovich – krimineli i ndershëm

Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 08:35

Sipas portalit ‘Hollywood Reporter’, veterani i filmit, John Malkovich, është zgjedhur të jetë aktori kryesor i filmit “Siberian Education” (Edukimi Siberian). Filmi, i cili bazohet në romanin e shkruar nga Nicolai Lilin, do ta drejtoj regjisori italian Gabriele Salvatores.

Aktori i famshëm do të luaj rolin e njërit prej ish-udhëheqësve të bandave kriminale siberiane, Kuzja, i cili nipit të tij, Koyma, i mban ligjërata për “kriminelëve të ndershëm”.

Ngjarja e filmit është vendosur në pjesën e ndarë të Moldavisë, në Pridnjestrovlje, dhe ajo zhvillohet gjatë periudhës mes viteve 1985 dhe 1995. Xhirimi i filmit do të filloj në fund të muajit gusht, fillimisht në Lituani dhe në Itali. Jozyrtarisht, mësohet se rolin e nipit në film do ta luaj aktori debutues nga Lituania, Arnas Fedaravicius.

Ndryshe, Malkovich ka qenë i nominuar për Oscar për rolet e tij në filmat “Places in the Heart” dhe “In the Line of Fire”. Ai ka qenë edhe pjesë e filmave të shumëlavdëruar nga kritika, si “Empire of the Sun”, “The Killing Fields”, “Dangerous Liaisons”, “Con Air”, “Of Mice and Men”, “Being John Malkovich”, dhe “Red”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›