Berat, qëllohet 15 herë me thikë 45-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Grinden për motive banale, qëllohet me thikë 15 herë 45-vjeçari.Bujar Selami, punonjës në komunën Kutalli në rrethin e Beratit është qëlluar 15 herë me thikë në trup nga kushëriri i tij, Pëllumb Selami. Burime nga policia bënë të ditur se ai gjendet në spital në rrezik për jetën, ndërsa agresori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dëshmitarët okularë tregojnë se ngjarja ndodhi në oborrin e kësaj komune, rreth 40 km larg qytetit të Beratit. 45-vjeçari, topograf i komunës, është qëlluar barbarisht me thikë në orët e paradites. Ka qenë një person, që më vonë është identifikuar si i afërm i Selamit, i cili i është afruar dhe, pasi ka shkëmbyer disa fjalë, ka nxjerrë thikën që e mbante me vete dhe e ka qëlluar disa herë në trup. Agresori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij. Ndërkohë që të plagosurin e kanë marrë kolegët duke e dërguar me shpejtësi në spitalin e Beratit. Burime pranë repartit të Kirurgjisë në këtë spital bëjnë të ditur se pacienti ka mbërritur me plot 15 plagë në trup, shkaktuar nga një mjet i mprehtë, thikë. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për plagët e marra. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertët e policisë që nisën hetimet rreth saj. Burime zyrtare të organit blu në këtë qytet bëjnë me dije se autori i plagosjes së rëndë është i afërmi i 45-vjeçarit. Pëllumb Selami mësohet të jetë identifikuar si autor i plagosjes, ndërkohë që po punohet për të zbuluar motivet dhe ndaluar autorin.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008