Vidhen 50 mijë euro në një shtëpi në Berat
Autori i Lajmit: red.
Një ngjarje me pasojë vjedhjen e 50 mijë eurove ka ndodhur në fshatin Dronovic të rrethit të Beratit. Vjedhja është bërë në një shtëpi që ka rënë pre e grabitësve. Burime nga policia e Beratit bënë të ditur se ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së djeshme, ku grabitësit duket se, për të tërhequr vëmendjen, i kanë vënë flakën makinës së Arben Dylit, ndërkohë që janë futur në banesën e vëllait të tij, Kujtim Dyli, duke i kanë grabitur 50 mijë euro. Policia e Beratit nuk ka bërë të ditur asnjë gjë për autorët e kësaj vjedhjeje spektakolare, por tha se është duke hetuar për të bërë të mundur zbulimin e tyre dhe arrestimin.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008