Qeveria, 11.5 milionë lekë për rikonstruksionin e stacionit hekurudhor
Autori i Lajmit: red.
Ambjentet e godinës së stacionit hekurudhor në Elbasan do të kenë së shpejti të gjitha kushtet e nevojëshme bashkohore, falë një fondi prej 11.5 milionë lekësh që ka akorduar Qeveria. Ky fond do të shërbejë për rikonstruksionin e plotë të godinës së stacionit të udhëtarëve në Elbasan, kullës së komandimit dhe stacionit të Vidhasit. Drejtori i Rajonit Hekurudhor në Elbasan, Belul Dyrmishi, tha se “ka pothuaj 40 vite që në godinën e sallës së pritjes në stacionin e trenit të udhëtarëve nuk është kryer asnjë investim. Ai sqaroi se tani mbetet problem vetëm spostimi i aparaturave të kullës së komandimit dhe më pas do të fillojnë punimet edhe atje. "Ndërkohë, rikonstruksioni ka filluar në godinën ku ndodhet salla e pritjes", tha Dyrmishi. Ai bëri të diitur se afati i përfundimit të rikonstruksionit të këtyre ambjenteve është fundi i vitit 2008.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008