David Braun: Përplaset prokurori me avokaten
Autori i Lajmit: red.
David Braun, rrezikon që t i shtohet dhe një tjetër akuzë për abuzime. Gjatë seancës së djeshme, prokurori i çështjes, Kolë Hysenaj, tha para gjykatës se avokatja Gjystina Golloshi kishte deklaruar se klienti i saj kishte shkuar një javë në Vlorë me të miturin Marges Godsube. Burime nga gjykata bënë të ditur se prokurori tha se vetë mbrojtja në deklarimet saj kishte bërë me dije se klienti i saj kishte fjetur me fëmijën në të njëjtën dhomë si dhe e kishte puthur në faqe. “Në përgjigjen që ka mbërritur në prokurori për të pandehurin Dino Kristodoulu bënte me dije se David Brauni kishte abuzuar me fëmijët. Ai ishte xheloz kur ata rrinin ose u afroheshin të tjerë personave”, - ka shpjeguar Hysenaj. “Avokatja ka bërë me dije se ka parë kushtet që ishin në qendër dhe mënyrën sesi trajtoheshin fëmijët. Për këtë avokatja duhet të kishte qenë dëshmitare në këtë proces dhe jo të ishte mbrojtëse ligjore e të pandehurit. Ndërsa në lidhje me nënndarjet, kushtet e shtëpisë, mënyrën sesi trajtoheshin dhe ushqeheshin fëmijët, do të ishte më mirë që mbrojtja t ia bënte me dije Ministrisë së Punës, të Çështjeve Sociale, pasi nuk kanë lidhje me këtë proces”, - ka shtuar prokurori në replikën me palën mbrojtëse. Ndërkaq ka reaguar dhe vetë i ndaluari. Xhon David Braun tha se ai nuk kishte abuzuar me fëmijët. “Unë e di që ju do të vendosni për jetën time mbi veprimtarinë që kam pasur në shtetin shqiptar. Jam njeri i ndershëm. Për të dy fëmijët që akuzohem se kam abuzuar me ta, unë u kam shpëtuar jetën, duke i nxjerrë nga gjendje ekzistuese që ata ishin. Denis Aliu ishte abuzuar që kur unë e kam marrë nga rruga. Kujdesi im për këta fëmijë ka qenë siç mund të kujdesesha për trupin tim, si një baba për ta. Në lidhje me Denis Aliun, e pranoj që ai ka ardhur në krevatin tim, unë nuk kam abuzuar me të”, - tha Braun, duke kërkuar që të mos dënohej.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008