Dënohet me 2 vjet burg Ylli Kelmendi
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vjet burg Ylli Kelmendin, shok i ngushtë i Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, i cili ka humbur jetën disa vite më parë. Ai është dënuar dje nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet heqje lirie. Ylli Kelmendi akuzohet nga prokuroria për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”. 44-vjeçari ra në pranga më 3 korrik të këtij viti në qendër të Tiranës. Ai ishte duke lëvizur më këmbë në rrugën “Xhorxh Bush”, në afërsi të Kuvendit në Tiranë, ndërsa në brez mbante pistoletën. Kelmendi, pasi nuk ka pranuar të kontrollohet nga policia, ka goditur dy prej tyre. Përforcimet në radhët e policisë kanë çuar në kontrollin dhe gjetjen e pistoletës që mbante Kelmendi, duke e çuar më pas atë në qeli.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008