E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet dheu, vdes minatori

Autori i Lajmit: red.
Humb jetën një tjetër minator në Bulqizë. Ka gjetur vdekjen duke punuar në hyrje të pusit Ivzi Elezi. Minatori që ka gjetur vdekjen në këtë aksident është 42 vjeç dhe është baba i tre fëmijëve. Ndërsa mësohet se shembja ka plagosur rëndë edhe dy të tjerë, ndërkohe që njëri nga minatorët që ngeli nën masivin e kromit, ka arritur të mbijetojë dhe është nxjerrë prej andej i gjallë pas 30 minutash kërkimi nga banorët e tjerë dhe policia. Plagët e marra kishin qenë të rënda, por fatmirësisht, nuk i kanë marrë jetën. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe mjekët nuk kanë dhënë asnjë deklarim për jetën e tyre. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të ndodhur në pusin numër 2 të minierës së Bulqizës ku firma “Çeka” ushtron aktivitet të licencuar.
Ngjarja
Një minator në Bulqizë ka humbur jetën pas shembjes së një blloku kromi. Ivzi Veseli, 42 vjeç, ishte duke punuar në nivelin e 16 të minierës kur një bllok kromi ka rënë mbi të duke shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme të tij. Kolegët e kanë nxjerrë pa jetë trupin e 42-vjeçarit Veseli, duke mos mundur t i jepnin asnjë ndihmë, pasi goditja ka qenë e fortë. Me vdekjen e minatorit ditën e sotme, numri i minatorëve të vrarë ka shkuar në 16 persona në gati 2 vite. Shënohet viktima e radhës në minierën e Bulqizës. Një minator rreth 42-vjeç ka humbur jetën, teksa ka qenë duke punuar brenda në galeri. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, minatori Ivzi Veseli ka qenë duke gërmuar në minierën e kromit në Bulqizë. Të dhënat e para flasim për një vdekje të menjëhershme, ndërkohë që dyshohet se humbja e jetës së minatorit është shkaktuar nga një minë, që përdorej nga firma që kryente punimet për të bërë avancime në minierë. Nuk saktësohet ende nëse ai ka humbur jetën nga shpërthimi, kur e ka zënë poshtë një masiv dheu, apo ka shkelur në minë.
Hetimet
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe pritet të dalë në një përfundim zyrtar për rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja e minatorit. Viktima e djeshme i shtohet listës së gjatë të atyre që kanë lënë jetën duke punuar në këtë minierë.
Minatorët, pas tragjedive të shumta, janë shprehur të ndërgjegjshëm për rrezikun që u kanoset gjatë punës, por sërish u drejtohen galerive nga nevoja e ngutshme për të punuar, si e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë familjet.

Aksidentet
Vetëm 20 muajt e fundit në këtë minierë janë shënuar 16 viktima njerëzish, të cilët kanë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së kushteve në punë. Përgjegjëse për këtë tragjedi janë gjithë strukturat e shtetit, të cilat me heshtjen e tyre po marrin në mënyrë të vazhdueshme jetë njerëzish. Shkaku i aksidenteve të mëparshme nuk është marrë seriozisht dhe kjo është më e dhimbshmja për familjet e minatorëve dhe gjithë shqiptarëve. “Qeveria lan duart me Bulqizën duke marrë përsipër vetëm organizimin e funeraleve dhe jo për t i bërë analizë gjendjes kaotike, situatës tepër të rënduar të kushteve të sigurisë së jetës së minatorëve e cila e ka bazën tek korrupsioni galopant që shfaqet në Bulqizë me tragjeditë e njëpasnjëshme, e cila i ngjet jo një kantieri pune, por një Gërdeci të dytë", - ka deklaruar menjëherë pas tragjedisë atje, deputeti Minxhozi. Ndërkohë policia ka saktësuar me detaje ngjarjen se 55-vjeçari po përpiqej të zbriste poshtë masivit kur rrëshqiti duke shkëputur një masë të konsiderueshme që ra sipër tij, duke i marrë në mënyrë të menjëhershme jetën. Menjehërë pas vdekjes së tij, ka reaguar deputeti socialist i zonës, i cili e ka quajtur përgjegjësi të qeverisë, vdekjen e njëpasnjëshme të minatorëve.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›