Berat, rrugorët bllokojnë 50 motorë
BERAT - Policia rrugore bllokon 50 motoçikleta gjatë aksionit të saj, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shmangien e lëvizjeve pa dokumentacionin e duhur. Burime nga policia e qarkullimit rrugor bëjnë të ditur se forcat e saj kanë nisur aksionin e përgjithshëm në 3 qytetet kryesore të qarkut: në Berat, Kuçovë dhe Skrapar. Sipas këtyre burimeve, bëhet e ditur se janë kryer 200 kontrolle dhe nga këto janë konstatuar se 50 motorë kanë qenë pa dokumentacionin përkatës, mungesë dokumentesh, patentash, etj. Ata janë bllokuar ndërsa në shumë raste të tjera janë vendosur gjoba. Veç rrugëve kryesore të qyteteve, policia rrugore po mban nën vëzhgim dhe akset që lidhin qytetet me qendrat e komunave. Numri i lartë i mjeteve që qarkullojnë javët e fundit ka intensifikuar kontrollet dhe shtimin e patrullave në rrugët e qarkut të Beratit. d.xh