E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrihet marrëveshja mes punëtorëve e “KURUM”



ELBASAN - Pritet që ditën e sotme rreth 200 punonjësit e “Kurum” t’u rikthehen vendeve të tyre të punës, pas një proteste që zgjati rreth 10 ditë. Ky fakt është bërë i ditur nga burime zyrtare të kompanisë turke që vepron në Elbasan. Sipas drejtuesve të kompanisë, dje në mbrëmje një përfaqësi e punonjësve, së bashku me drejtuesit e grevës janë takuar në ambientet e një restoranti që ndodhet fare pranë rrugës nacionale, aty ku ndodhet dhe ish-Kombinati Metalurgjik. Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, derisa në orët e mbrëmjes është gjetur gjuha e përbashkët për plotësimin e kërkesave nga ana e kompanisë. Kështu, çdo punëtor do të përfitojë rritje page me 3 mijë lekë të reja, ndërsa ushqimi nga 200 lekë do të bëhet 300 lekë në ditë. Në fakt, të gjitha diskutimet që janë miratuar me fjalë pritet që të zyrtarizohen ditën e sotme, kur drejtuesit e kompanisë dhe një pjesë e mirë e punonjësve do të nënshkruajnë marrëveshjen me menaxherin e përgjithshëm të kompanisë. Greva e punëtorëve nisi me akuzat për dhunë ndaj një punonjësi turk, për të përfunduar në kërkesa ekonomike. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›