E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRUJE/ Zjarri rrezikon djegien e 4 shtëpive



KRUJE - Katër shtëpi banimi, në të cilat aktualisht nuk jeton njeri, rrezikohen të digjen në fshatin Mërqin të rrethit të Krujës. Shkak për këtë është bërë shpërthimi i një zjarri aksidental në një ullishte të mbjellë. Zjarri ka shpërthyer dy ditë më parë, por mosndërhyrja e zjarrfikësve në kohë solli dhe përhapjen e shpejtë, deri në afërsi të fshatit Mazhe. Zjarrfikësit kanë mbërritur pas 48 orëve dhe gjatë ditës së djeshme është punuar për shuarjen e tij. Por vatra është shumë e madhe dhe u duhet kohë që të shuajnë atë, për shkak dhe të erës së fortë. Zjarre të fuqishme janë konstatuar edhe në zonën e Shkodrës, në Mes-Myselim, ku sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre janë mbuluar nga flakët. Forcat zjarrfikëse janë vënë në gatishmëri, pasi me gjithë shuarjen e vatrave të zjarrit, ato rrezikojnë të rikthehen sërish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›