Pranga hajdutëve të kabllove elektrikë
TIRANE – Policia e kryeqytetit pohoi dje se efektivët e komisariatit numër një kanë vënë në pranga 26- vjetarin, Hazis Dermishi dhe 25- vjeçarin Blediank Muça, të dy nga Vora, të kapur në flagrancë teksa vidhnin kabllo elektrikë. Po kështu është vënë në pranga edhe 66- vjeçari Estref Gjoshi nga Lapraka, i cili kishte blerë bakrin e përfituar nga kabllot e vjedhura. Sipas policisë, dy të rinjtë u kapën në flagrancë rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm në Njull Bathore, duke vjedhur kabllo elektrike, ndërsa Gjoshi u prangos pasi në pikën e grumbullimit të metaleve që administron në Kamëz, iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme e kabllos së shitur nga dy të rinjtë, Dermishi e Muça. Policia sekuestroi 600 metra kabllo, 2 gërshërë dhe 20 kg tel bakri të zhveshur. Këta akuzohen se kanë vjedhur 2000 metra kabllo në Petrelë 10 ditë më parë.