E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dëmtohet trageti i shqiptarëve



BRINDIZI – Trageti i linjës Brindizi-Vlorë pësoi defekt mbrëmjen e së martës, në momentin kur po dilte nga porti për në det të hapur. Burime të Kapitanerive të Durrësit e Vlorës pohuan dje se morën njoftimin mbi tragetin e linjës, “Veronica lines”, i mbushur me shqiptarë e mjete, vetura e kamionë. Sipas tyre, në momentin e daljes nga porti, trageti është përplasur me pjesën e betontë të një prej fenerëve ndriçues të portit të Brindizit. Për pasojë, mjeti lundrues është dëmtuar, por asnjë nga pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime. Për shkak të sigurisë, trageti është urdhëruar të ankorohet në port, ndërsa pasagjerët janë nisur drejt Shqipërisë me mjete të tjera lundruese. Autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›