Thaçit i kërkohet shkarkimi i ministrit të korruptuar
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndoshta do t'i duhet shumë shpejt të largojë nga qeveria e tij një ministër, për të cilin zyrtarë ndërkombëtarë madje i kanë dhënë dosje për keqpërdorime.
Ministri, që burimet thonë se është i fuqishëm politikisht dhe vjen nga një dikaster i rëndësishëm i qeverisë Thaçi, dyshohet për përvetësimin e dhjetëra milionë eurove, ndërsa kërkesa për shkarkimin e këtij ministri i është bërë drejtpërdrejt kryeministrit Hashim Thaçi, javën e kaluar.
Biseda dhe kërkesa të faktorit ndërkombëtar për shkarkimin e këtij ministri dhe, siç qe raportuar më herët edhe të një tjetri, ka pasur edhe para disa muajsh.