Pakistan / Sulmohet nje ent amerikan, të paktën 6 viktima
Një komando, që ka të ngjarë të jetë pjesë e fondamentalistëve islamikë, ka sulmuar zyrat e OJQ-ve amerikane "World Vision" në qarkun Pakistanez të Mansehra-s, duke provokuar vdekjen e të paktën gjashtë personave. Lajmi është bërë i ditur nga tv "Dawn News". Ndër viktimat janë edhe dy femra. Po sipas të njejtave burime televizive , pas sulmit, kanë ndërhyrë forcat e sigurisë pakistaneze që janë bërë pjesë e një përleshjeje të ashpër me armë.
Shefi i policisë të qarkut Mansehra, Waqar Uddin, njoftoi se viktimat janë të gjithë shtetasit janë më nacionalitet pakistanez. Ndërkaq policia është vënë në ndjekje të rreth pesëmbëdhjetë personave të armatosur, të cilët pas sulmit, u larguan për në zonat malore.