Prishtina kërkon vendkalime kufitare në Tanushë dhe Bellanoc
Prishtina zyrtare ka kërkuar hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Maqedoninë, edhe atë dy pikat kufitare, në pjesën kufitare Debëllde - Tanushë si dhe Stançiç-Bellanoc.
Kjo kërkesë e bërë i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë nga ana e të ngarkuarit me punë në ambasadën e Kosovës në Shkup, Skender Durmishi.
Me propozimin për hapjen e pikave të reja të kalimeve kufitare është njohur edhe qeveria maqedonase, e cila e ka të njohur problemin e pikave kufitare me Kosovën, mirëpo që deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë nismë konkrete.