E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi kalon sot ligjin për TVSH-në

Sot pritet që Parlamenti të mblidhet në një seancë për të miratuar projektligjin "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7928, datë 27.04.1995 ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar‘". Sipas faqes zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, në rendin e ditës, pika e parë, përcakton 60 minuta kohë për diskutime që kanë të bëjnë me rendin e ditës dhe miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 25.09.2008. Pika tre është projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për shmangien e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal". Më pas vjen projektligji "Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›