E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëpret ndeshjet ndërkombëtare

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 13:45

Njazi Kuqi mezi pret të luajë në ndeshje ndërkombëtare. Sulmuesi kosovar po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e së enjtes, kur ekipi i tij TPS Turku do të takohet me klubin belg KVC Westerlo, në kuadër të turnit të dytë të UEFA Europa League.

“Mezi pres të luaj në një kupë evropiane. I tërë ekipi është mjaft i entuziazmuar për këto ndeshje ndërkombëtare”, tha Kuqi për ueb faqen veikkausliiga.com. “Shpresoj që të luaj në këtë ndeshje dhe të arrijmë sukses. Këto ndeshje janë të rëndësishme, sepse monitorohen lojtarët”, përfundoi Kuqi i cili po shkëlqen në Finlandë. Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në Veritas, duke filluar nga ora 18:00, kurse ajo e kthimit në Belgjikë një javë më

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›