Sarandë, aksidentin të moshuarën, në kërkim drejtuesi i mjetit
Një 26- vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi ka aksidentuar një grua 65- vjeçare dhe për më tepër është larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se 26- vjeçari Avdul Roboci ndiqet nga policia pasi duke qarkulluar në rrugët e brendshme të qytetit të Sarandës, në lagjen nr 3, me makinën e tij tip Volsëagen me karroceri, me targa SR 68 33B ka aksidentuar 65- vjeçaren Farie Musai, e njohur në qytet me emrin Lika".
Roboci, pasi ka parë aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ka ikur nga vendi i ngjarjes për të mos i identifikuar, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme shtetases që kishte aksidentuar. 65- vjeçarja e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, është ndihmuar nga kalimtarë të rastit dhe është çuar në urgjencën e spitalit Petor Nako. Vetëm pas disa orësh ndërhyrjeje, mjekët e kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të të dëmtuarës jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit, i larguar nga vendi i aksidentit është shpallur në kërkim dhe për të nga ana e policisë kriminale ka filluar procesi penal, i akuzuar si autor i aksidentit të ndodhur dhe largim nga vendi i aksidentit, vepra penale këto të parashikuara nga neni 290/1 dhe 273, për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe mosdhënie ndihme të të dëmtuarit. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime proceduriale dhe shpalljen në kërkim të 29- vjeçarit
Email This Klikime: 11
Email This Klikime: 11