E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat vrasja e rumunes per xhelozi

Vajza kishte kerkuar te kthehej ne Itali. Beratasi e ka qelluar me thike teksa bente gati valixhen

Zbardhet skema e krimit makaber qe i mori jeten 22-vjecares rumune Johana Barascu e cila u vra nga i dashuri i saj shqiptar Kosta Morava. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Beratit bejne me dije se ngjarja eshte klasifikuar si krim i ndodhur per motive te dobeta xhelozi. Pasditen e se premtes 22-vjecarja rumuneishte grindur me 45-vjecarin Morava per shkaqe xhelozie. Vajza rumune mesohet se e kishte kercenuar se do te largohej drejt vendit te saj pasi ishte lodhur nga xhelozite e te dashurit te saj beratas. Ky i fundit ne sherr e siper mesohet se ka rrembyer nje thike nga kuzhina dhe e ka qelluar vajzen ne shpine duke e lene te vdekur ne vend. Me pas bashke me armen e krimit ai eshte pare te largohet me shpejtesi nga banesa dhe i eshte drejtuar lumit Osum per tu vetembytur. Ai eshte pare ne breg te lumit Osum dhe pak minuta me pas ka mberritur ne policine e Beratit ku ka rrefyer gjithcka per ekspertet e policise. 45-vjecari ka pranuar krimin dhe ka pohuar se e kishte kryer vrasjen ne nje moment depresioni per shkak te grindjes mes tyre. Morava ka pohuar se kishte tentuar vetembytjen ne lum ku dyshohet se ka hedhur edhe armen e krimit e cila ende nuk eshte gjetur. Me gjithe deklarimet e autorit se vrasja eshte kryer ne momente depresioni tashme sipas burimeve zyrtare te policise ai do te perballet me vepren penale te vrasjes me dashje.

Ngjarja e rende qe i mori jeten 22-vjecares rumune ndodhi ne oret e vona te se premtes ne lagjen 30 Vjetori te ketij qyteti. Vajza jetonte qe prej dates 22 shtator ne banesen e te dashurit te saj ne nje pallat shume prane Komisariatit te Policise. 45-vjecari nga Berati bashkejetonte qe prej kater vjetesh ne Torino te Italise me vajzen nga Rumania nderkohe qe ditet e fundit i kishin kaluar ne Berat. Banoret e pallatit ku jetonte cifti kane pohuar se pak para se te ndodhte krimi kane degjuar zhurma nga apartamenti i tyre. Nderkohe mesohet se diten qe ndodhi vrasja rumunia dhe i dashuri i saj kishin shkuar te blinin bileten e avionit pas kembenguljes se saj te vazhdueshme per tu kthyer ne Itali. Por ndersa afrohej ora e nisjes cifti kishte nisur serish te grindej. Ne nje moment gjaknxehtesie dhe nen efektin e alkoolit 45-vjecari ka shkuar ne kuzhine nga ku ka marre nje thike dhe eshte drejtuar per ne dhomen e gjumit ku vajza ishte duke pergatitur valixhen. 45-vjecari ka tentuar edhe njehere per ti kthyer mendjen por kete radhe me armen e ftohte. Vajza nuk ka nderruar mendje dhe teksa ka tentuar te dale Morava e ka goditur pas shpine. Ekspertet e policise kriminale te cilet kane shkuar ne vend ngjarje pas sinjalizimit kane gjetur nje carcaf te grisur dhe te lyer me gjak ne shtratin e dhomes se gjumit. Ndoshta vajza ka tentuar te fashoje plagen por me pas nuk ka mundur dhe eshte shembur pertoke pa jete. Nderkohe priten pergjigjet e analizave laboratorike per te pare nese Morava e ka qelluar direkt me thike apo ka tentuar ta mbyse dhe me pas e ka goditur me armen e ftohte.

Pasi eshte bere ekspertiza nga mjeku ligjor trupi i pajete i 22- vjecares eshte percjelle per ne ambasaden rumune ne Tirane ku dhe do te kryen gjitha proceduarat per te percjelle prane te afermve te saj.

Mesohet se vajza vinte nga nje familje e varfer dhe kishte emigruar me disa shoqe ne shtetin italian ku dhe para 5 vitesh ishte njohur me Moraven. Qe nga ajo kohe 22-vjecarja rumune dhe 45-vjecari beratas kishin bashkejetuar ne Torino te Italise ku dhe kishin nje biznes te vetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›