Ekstradimi i Kumbaros Nishani ne Angli
Ekstradimi i munguar i Ilir Kumbaros i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda per zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha ne vitin 1995 ka derguar ne Angli ministrin e Drejtesise shqiptare Bujar Nishani i cili ka takuar homologun e tij Lord McNally. Zyrtarisht Ministria e Drejtesise shqiptare tha se eshte diskutuar per ekstradimet nga te dyja shtetet dhe ekzekutimi i leterporosive. Megjithate nje ceshtje e vjeter midis dy vendeve ka qene vonesa ne sjelljen e Kumbaros ne Shqiperi. Prej disa kohesh Kumbaro po endet ne dyert e gjykatave dhe policise angleze duke kembengulur se procesi qe po zhvillohet ne vendin tone eshte politik. Megjithate pala shqiptare nepermjet perfaqesuesve te Ministrise se Drejtesise ne proceset gjyqesore qe zhvillohen ne territorin anglez ka kembengulur se procesi gjyqesor nuk ka motive politike dhe ai ka nisur pas kembenguljes se familjareve te Remzi Hoxhes per zbardhjen e ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Drejtesise thuhet se Nishani mori pjese ne hapjen e vitit ligjor ne Angli ceremoni ne te cilen moren pjese gjyqtare te larte te vendit si dhe te BE-se dhe ku ishin te ftuar ministrat e Drejtesise. Ne kete vizite ministri Nishani u prit ne nje takim te vecante nga ministri i Shtetit per Drejtesine Lord McNally me te cilin u diskutua bashkepunimi dypalesh kryesisht ne fushen e ekstradimeve te leterporosive te sistemit penitenciar dhe sherbimit te proves thuhet ne njoftim. Sipas saj Nishani falenderoi McNally per bashkepunimin dhe ndihmen qe ka ofruar Britania e Madhe ne fushene drejtesise dhe vecanerisht ne ate te Sherbimit te Proves. Nderkohe Lordi vleresoi arritjet e Shqiperise dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes si dhe shprehu vleresimin per procesin e integrimit e Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Megjithese zyrtarisht nuk ka ndonje te dhene per ceshtjen e ekstradimit te Kumbaros vizita e ministrit Nishani ka qene ne te njejten dite me zhvillimin e procesit te ekstradimit te tij. Megjithate seanca e fundit gjyqesore per ekstradimin e ish-kreut te SHIK-ut te Tiranes nuk eshte zhvilluar.