Gradohen 64 oficere te rinj te Ushtrise Shqiptare
Ne Komanden e Doktrines dhe Stervitjes u zhvillua ceremonia e titullimit dhe gradimit te oficereve te rinj qe perfunduan studimet ne Akademine Ushtarake Skenderbej. Ne kete ceremoni moren pjese ministri i Mbrojtjes Arben Imami zv.shefi i Shtabit te Pergjithshem kunderadmiral Kristaq Gerveni komandanti i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes gjeneral-brigade Agim Lala gjenerale dhe ushtarake te tjere te larte te FA-se si dhe te ftuar te tjere. Pas fjales se hapjes qe mbajti komandanti i AU Skenderbej kolonel Roland Bezani te pranishmit ne ceremoni i pershendeti ministri i Mbrojtes Arben Imami. Eumlshte nje kenaqesi e madhe qe vij sot ketu ne ceremonine e titullimit te oficereve te rinj u shpreh Imami. Me tej ministri Imami theksoi se Forcat tona te Armatosura kane ndermarre nje sere reformash qe synojne rritjen e cilesise dhe efektivitetit te tyre. Ne kete kuader edhe sistemi arsimor ushtarak ka pesuar ndryshime dhe permiresime te dukshme. Ministria e Mbrojtjes ka mbeshtetur dhe do te vazhdoje te mbeshtese iniciativen dhe perpjekjet qe ben Komanda e Doktrines dhe Stervitjes AU Skenderbej dhe te gjitha institucionet e tjera arsimore ushtarake per te reformuar sistemin tone arsimor ushtarak per te qene koherent me sistemet me te perparuara bashkekohore dhe per ta sjelle ate ne parametrat e NATO-s.
Jane 64 studente ushtarake te Akademise Ushtarake Skenderbej te cilet kete vit perfunduan studimet universitare 4-vjecare per menaxhim ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes. Me 4 tetor ata do te fillojne trajnimin ne kursin baze te oficerit ne Shkollen e Trupes duke u ndare ne specialitete te ndryshme si kembesori logjistike xhenio topografi etj. Pas perfundimit te kursit baze oficeret e rinj do te emerohen ne detyrat funksionale ne njesite dhe repartet e Forcave te Armatosura dhe do te futen ne rrugen e karrieres se gjate te veshtire por edhe te bukur te oficerit.