Kapet në Spanjë “i forti” Rexhepaj, i shumëkërkuar
27/07/2011 Iku nga burgu shqiptar e italian, “vrasës me pagesë”
Policia spanjolle prangosi dje në orët e vona shqiptarin e shumëkërkuar Dritan Rexhepaj, emri i të cilit ndodhet në dosjet e policisë shqiptare, italiane, belge, etj. Akuzat ndaj tij janë të shumëllojshme, duke nisur nga trafiku i drogës për të vazhduar me arratisjet spektakolare nga burgu apo vrasjet me pagesë. Më saktësisht Rexhepaj është shqiptari i parë, i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria si vrasës me pagesë. Ai u bë protagonist në mars të këtij viti, kur u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Vogheras, në provincën e Pavias të Italisë. Bashkë me të ishin edhe Leonard Myrtaj dhe Ylli Ndoj. Arratia nisi në kohën kur tre shqiptarët u bënë bashkë në oborrin e burgut dhe më pas shfrytëzuan momentin për të dalë jashtë. Pasi kanë dalë nga burgu ata kanë ecur në këmbë në drejtim të Aleksandrisë dhe më pas, në një rrugë kryesore, kanë ndaluar një grua, e cila po drejtonte automjetin e saj. Pasi kanë grabitur makinën, tre shqiptarët janë zhdukur pa gjurmë, ndërkohë që policia italiane ka ngritur postblloqe të shumta në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e tyre.
Akuzat për vrasjen e policëve
Dritan Rexhepaj, në vitin 2006 u arrestua në Tiranë nga forcat speciale të policisë, RENEA. Në Shqipëri Dritan Rexhepaj ishte akuzuar për vrasjen e dy efektivave të policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, të ekzekutuar me armë në Fushë-Krujë më 27 gusht 1999. Dosja kishte mbetur për shumë vite pa autor, derisa Prokuroria e Krimeve të Rënda e rihapi atë në vitin 2006. Pas arrestimit në Tiranë, Dritan Rexhepaj u dërgua, nën masa të forta sigurie, në paraburgimin e Durrësit, ku u arratis në mënyrë spektakolare ende pa kaluar 24 orë nga arrestimi i tij. Ndërkohë që kishte qenë në kërkim ai kishte fituar të drejtën e studimeve dhe kishte vazhduar frekuentimin e Fakultetit Juridik në Tiranë. Pas arratisjes nga paraburgimi i Durrësit, për shumë kohë Dritan Rexhepaj humbi gjurmët. Policia shqiptare caktoi një milion lekë për ata që ofronin informacion për kapjen e tij, ndërsa në vitin 2008 Dritan Rexhepaj u arrestua në Holandë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Antimafies së Venecias, me akuzën e trafikut të drogës në Itali. Pas arrestimit në Holandë ai u ekstradua në Itali, ku mbahej në burg. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me burg përjetë për Rexhepajn në gjyqin e zhvilluar në mungesë të tij, ku akuza e ka cilësuar si “vrasës me pagesë”. Dosja penale është ndarë në gjykatë për shkak se i pandehuri tjetër i akuzuar për vrasjen e policëve ka qenë i pranishëm në Shqipëri. Ndërkaq, ai kërkohet edhe nga policia italiane për trafik droge dhe arratisje nga burgu, teksa mësohet se është skeduar edhe nga policia belge për trafik droge.