Berat,arrestohen trafikantë veprash arti

Policia e Beratit ka arrestuar sot trafikantë veprash arti. Në operacionin e koduar "Onufri" ka rënë në pranga përgjegjësi i muzeut Etno-grafik të Beratit, Sami Starova, 63 vjeç. Po ashtu policia ka arrestuar 30-vjeçarin, Mirel Starova dhe Bujar Dinen, banues në Stamboll. Gjatë operacionit u sekuestruan monedha, statuja, ikona dhe piktura. Materialet e sekuestruara konsideroheshin trashëgimi kombëtare. Dyshohet se materialet do trafikoheshin jashtë vendit.