E Diel, 1 Nëntor 2026

“Porosia” kap dy lazaratas me 100 kg hashash

GJIROKASTER-Plot 100 kilogramë drogë e llojit kanabis është sekuestruar sot nga Policia e Gjirokastrës. Operacioni i koduar “Porosia” i policisë është shtrirë në aksin rrugor Gjirokastër-Muzinë, duke çuar në pranga edhe dy persona, posedues të sasisë së drogës.
Hetimet janë kryer nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me strukturat e drejtorise se Përgjithshme. Mësohet se lënda e sekuestruar është e llojit kanabis sativa dhe sipas burimeve nga policia e Gjirokastres, droga u gjet ne dy automjete ku udhetonin te rinjte tashme te arrestuar.
Policia e Gjirokastrës nuk e ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve, ndërsa ka theksuar vetëm se droga vinte nga fshati Lazarat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›