“Kemi të bëjmë edhe me një rol të Athinës zyrtare”
18/08/2010 Pëllumb Xhufi tregon se përse Himara ka shkaktuar trazira etnike
Historiani tregon historinë e vërtetë të zonës së Himarës
Historiani Pëllumb Xhufi në komentin mbi ngjarjen e pak ditëve më parë në Himarë vlerëson se politizimi i saj dhe gjithçka ndodh atje ka sfond etnik, është e qëllimshme. Për të, gjërat nuk janë rastësore, madje gisht ka edhe politika e vendit fqinj, Greqisë. “Natyrisht këtu kemi të bëjmë edhe me një rol që duhet thënë qartazi të Athinës zyrtare, e cila nuk po bën ndonjë gjë të re sot. Sepse ky ka qenë qëndrimi që nga koha e krijimit të shtetit grek, i cili ka shfrytëzuar statusin që ju njoh Kishës Ortodokse Greke pas rënies të Konstandinopojës më 1453-shin kur Patrikut Grek të Konstandinopojës, ju la e drejta nga Sulltani të merrej me të gjitha popullsitë e krishtera”, - thotë Xhufi në një intervistë për BBC-në. Ai thekson se e vërteta është që Himara ka qenë një pjesë e pandashme e territorit shqiptar dhe e popullsisë shqiptare. “Monumente të caktuara të historisë Himara është bërë qendër e lëvizjeve për liri e pavarësi të popullit shqiptar. Dihet që, kur ra Kruja, Himara u bë jo për vite, por për shekuj si epiqendër, si vatra e fundit e lëvizjeve antiosmane. Dhe aty janë mbajtur aleancat e popullit shqiptar me partnerë të perëndimit, me Venedikun, me mbretërinë e Napolit, me të Spanjës e me Papatin deri në shekullin e 18-të për të organizuar kryengritje kundër pushtuesit osman. Ky është profili historik i Himarës”, - tregon Xhufi. Ai nënvizon se ka dokumente të pakundërshtueshme duke filluar që nga ato të Venedikut apo të Mbretërisë së Napolit e pastaj ato të Perandorisë Osmane, regjistrimet pa komente siç kanë qenë regjistrimet e popullsisë dhe detyrimeve që paguanin komunitetet shqiptare. “Në regjistrimin e Himarës gjithë himarjotët, të gjithë po them, në mënyrë fare të dukshme, mbanin emra etnikë karakteristikë shqiptarë. Emra që edhe sot ruhen në mbiemrat e mjaft familjeve himarjote. Emra si Gjin, Gjon, Martin apo Gjokë që janë të pangatërrueshëm dhe nuk kanë nevojë për komente”, - tha Xhufi.
Historia
Historiani Xhufi shtoi se kriteri i identifikimit të popullsisë me fenë u ndoq nga shteti grek, i cili ka vazhduar të pretendojë se atje ku ka pasur shkolla greke atje popullsia është qartazi greke. Ai tregon se një gjë grekët e kërkuan edhe në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Versajë, por kjo gjë nuk ju njoh nga fuqitë e mëdha duke filluar nga shtetet mike siç qenë Franca dhe Anglia që nuk ja pranuan këtë lloj kriteri.