E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, silikoni që shkakton kancer, 30 000 gra duan ta heqin

FRANCE- Autoritetet shëndetësore në Francë do të kërkojnë deri në fund të javës, që 30 000 femra të heqin nga gjoksi implantet e tyre me silikon të markës PIP, pas shfaqjes së kancerit në disa raste, zbuloi sot gazeta franceze “Liberta”.

"Deri në fund të javës, autoritetet duhet të kërkojnë nga të gjitha gratë që kanë implantet e gjirit të PIP, për të hequr atë; implantet janë të pamiratuara nga autoritetet dhe materiali i tyre ka të ngjarë të shkaktojë inflamacione deri në kancer. Deri tani janë identifikuar 8 raste të kancerit në pacientët që kanë pasur këto implante, njoftoi zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Francës, profesor Jean-Yves Gkral. "Prej tetë rasteve, njëri ishte kancer i rrallë dhe gruaja vdiq", bëri të ditur profesor Gkral.
Qeveria u zotua që deri në fund të javës të shpallë një plan veprimi për këtë rast.

"Të gjitha gratë që kanë implantet PIP të gjirit, duhet urgjentisht të vizitohen në mjekët e tyre," tha zëdhënësja e qeverisë franceze Valerie Pekres, duke shtuar se "kostoja e kirurgjisë (heqja e implantit) do të mbulohet nga sigurimet shoqërore."

Deri tani kanë ngritur padi 2 000 gra që përdorën implantet e kësaj marke dhe drejtësia franceze ka nisur hetim penal për "lëndim dhe vrasje nga neglizhenca."
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›