E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Miss Venezuela ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

VENEZUELE - Ish-mbretëresha e bukurisë së Venezuelës Eva Ekvall ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
28-vjeçarja, nënë e një fëmije, humbi jetën të shtunën në Houston, në një spital të Teksasit, pas dy vitesh betejë me një kancer në gjoks.

E lindur nga një baba amerikan dhe një nënë xhamajkane ajo punonte në një dyqan veshjesh në Caracas, kur vendosi të angazhohet në një agjenci mode në moshën 17-vjeçare.

Eva Ekvall u kurorëzua Miss Venezuela në vitin 2000, ndërsa në vitin pasues u rendit e treta në Miss Universe.

Në vitin 2010, modelja e njohur zbuloi se kishte një kancer malinj në gjoks dhe më pas publikoi edhe një libër ku trajton me detaje mënyrën se si bashkëjetoi me sëmundjen e rëndë. 28-vjeçarja nuk mundi të fitonte betejën me kancerin dhe ndërroi jetë tre ditë më parë.

(er.nu/newnotizie/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›