E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek: Pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

BRUKSEL - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të Bashkimit Europian: Greqisë, Qipros, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, që të njohin pavarësinë e Kosovës, e cila tashmë është njohur nga 22 vende të BE-së.

Thirrjen drejtuar këtyre vendeve Lunaçek e ka bërë në një intervistë dhënë portalit të Bashkimit Europian “Euroaktiv”.
Eurodeputja Lunaçek tha se “do të ishte shumë më mirë sikur të kishte pasur konsensus të gjerë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por meqë kjo ka qenë e pamundur të mbështetej përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit, shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 ka qenë e vetmja rrugë që t’i jepej zgjidhje problemit të Kosovës”.

Lunaçek deklaroi se shpreson që në një të ardhme të afërt, Serbia ta njohë Kosovën, por sipas saj këtë veprim duhet ta ndërmarrin më parë pesë vendet europiane që ende nuk e kanë bërë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›