Viti ri akademik, tri degë të reja në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë
Tri degë të reja do të çelen vitin e ri akademik në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Rektori i këtij universiteti, Tanush Shaska, sqaron se mes degëve që do të çelen për herë të parë për vitin akademik 2008-2009, përfshihen ato të: Inxhinierisë mekanike, Matematikës dhe Shkenca kompjuterike, për të cilat ka përfunduar procesi përkatës i miratimit dhe përgatitjes. Aktualisht, sipas Shaskës, po punohet për plotësimin e programeve përkatëse, të cilat do të jenë gati në fillim të vitit. Degët e reja e çojnë në 15 numrin e përgjithshëm të atyre që ndiqen aktualisht në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku përfshihen edhe ato të Ekonomisë, Biznes e Turizëm, Gjuhë e Huaj, Anglisht, Italisht, Inxhinieri Navale, Navigacion, Gjuhë Letërsi Shqipe, Matematikë-Fizikë, Teknologji Informacioni, Mësuesi, Cikël i Ulët, Infermieri.
19 Gusht 2008