“Policia s’ka mjete, të shtyhet afati i moratoriumit antiskaf”
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, rekomandoi dje që moratoriumi antiskaf, që ndalon përdorimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike apo peshkimi, të qëndrojë në fuqi përtej afatit të tij në tetor 2008.
Dashamir Biçaku
Sipas ministrit, moratoriumi është ende i nevojshëm dhe mund të qëndrojë në fuqi, nëse Parlamenti shqiptar do ta miratojë një gjë të tillë në muajin tetor të këtij viti. Kërkesa e Ministrisë së Brendshme për lënien në fuqi të moratoriumit bëhet me qëllim parandalimin e trafiqeve të ndryshme, që favorizohen nga përdorimi i mjeteve lundruese detare, si skafet, gomonet apo jahtet. Vetë ministri i Brendshëm Bujar Nishani, tha dje në konferencë shtypi para mediave se Policia Kufitare dhe Migracionit, nuk ka kapacitetet e nevojshme logjistike për të kontrolluar vijën bregdetare. “Policia jonë kufitare nuk ka mundësitë dhe kapacitetet e duhura për të kryer kontrollin e nevojshëm për të parandaluar trafiqet në det”, tha Nishani. Sipas tij për shkak të mungesës së mjeteve policia kufitare nuk e ka ende në kontroll të plotë vijën bregdetare ndaj qëndrimi i moratoriumit antiskaf në fuqi mund të ndihmojë minimizimin e trafiqeve nga deti. Duket se së shpejti do të ketë një kërkesë zyrtare të Ministrisë së Brendshme për shtyrjen e afatit të moratoriumit antiskaf, i cili shfuqizohet në tetor 2008 për shkak se kishte afat 3-vjeçar. Deklarata e kreut të dikasterit të brendshëm për shtyrjen e tij është bërë në kohën kur ka mbetur më pak se një muaj e gjysëm nga koha e skadimit të moratoriumit, i cili u miratua nga qeveria në vitin 2005. Moratoriumi ka marrë miratimin e Parlamentit shqiptar mes debatesh të shumta në tetor 2005 dhe ka pasur një afat zbatimi 3-vjeçar. Në këtë moratorium, caktohej ndalimi për një afat 3-vjeçar i përdorimit të mjeteve të lundrimit nga persona, apo subjekte private pa autorizimin e policisë së shtetit. Sipas moratoriumit, të gjithë personat që kërkonin të mbanin një skaf, duhej të pajiseshin me një sërë dokumentacionesh dhe lejesh të posaçme nga Ministria e Brendshme, sipas llojit dhe madhësisë së mjetit lundrues. Për këtë shkak, gjatë tri viteve të zbatimit të këtij moratoriumi, Ministria e Brendshme ka bllokuar dhe ngrirë nga aktiviteti pothuaj të gjitha mjetet lundruese që mund të përdoreshin për të trafikuar drogë apo klandestinë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Aktivizimi i këtij moratoriumi, solli edhe një ulje të ndjeshme të fuqisë së trafikantëve të drogës dhe klandestinëve nga brigjet e vendit tonë në drejtim të Italisë. Duket se ky avantazh i fituar nëpërmjet këtij moratoriumi, po kërkohet të mbahet ende nga Ministria e Brendshme dhe qeveria, me qëllim parandalimin e aktiviteteve kriminale, që mund të lindin nëpërmjet përdorimit të mjeteve lundruese të kësaj kategorie. Gjatë kohës së zbatimit të moratoriumit, në raste të izoluara janë shënuar tendenca të trafikimit të klandestinëve dhe drogës nga burgjet e vendit tonë në drejtim të Italisë kryesisht me gomone. Policia italiane në raste të rralla ka bllokuar sasi të vogla marijuane të mbërritur nga territori shqiptar, ndërsa në një rast, Policia e Shtetit, në muajin janar bllokoi një skaf në grykëderdhjen e lumit Mat në Patok.
Trefishohen rastet e evidentuara të korrupsionit nga zyrtarët në 2008
TIRANE - Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë paraqitjes së rezultateve 7-mujore të dikasterit që drejton tha se, në këtë periudhë janë arrestuar 377 persona të akuzuar për korrupsion. Sipas ministrit të Brendshëm, efektivët e Policisë së Shtetit, gjatë kësaj periudhe kanë evidentuar 232 vepra penale, në drejtim të krimit të korrupsionit dhe mitmarrjes. Kjo sipas kreut të dikasterit të Brendshëm, përbën trefishin e goditjes ndaj korrupsionit në administratën publike krahasuar me vitin e kaluar. Si sukses të punës së Ministrisë së Brendshme, Nishani, përmendi disa nga operacionet antikorrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes, atë “Nitromak”, ku u arrestuan funksionarë të këtij dikasteri. Po kështu, ministri Nishani radhiti edhe arrestimet e realizuara në sektorë të tjerë si në atë të patentave, në mjekësi ku policia ka ndaluar për mitmarrje në kushtet e flagrancës mjekun kirurg Kastriot Dautaj. Në drejtim të krimit ekonomik Nishani tha se, strukturat e këtij sektori kanë goditur 20 grupe kriminale të ndryshme. Në të gjitha këto operacione ndaj këtyre grupeve kriminale, policia ka ndaluar dhe arrestuar 269 persona. Ndër këto operacione Nishani, përmendi operacionin “Matrix 4”, ku u goditën grupi i vjedhjes së bankave, nëpërmjet kartave të bankomateve, të cilat falsifikoheshin ose klonoheshin nga të arrestuarit. “Ky është një krim që edhe në vendet e zhvilluara perëndimore nuk po gjen zgjidhje për t’u goditur nga ana e strukturave përkatëse”, pohoi Nishani në fjalën e tij. d.b
“Droga nga Shqipëria, minimum historik në 2008”
TIRANE - “Kemi bashkëpunuar me policinë italiane në disa operacione antidrogë, për ato raste të konsideruara dorëzime të kontrolluara. Droga është lejuar të kalojë nga Shqipëria në Itali, me qëllim që të arrestoheshin pritësit e saj dhe aksioni policor të konsiderohej i kompletuar”. Kështu e ka argumentuar ministri i Brendshëm Nishani, kapjen e një sasie prej 3.2 kg kokaine në Itali me origjinë nisje nga Shqipëria. Ministri i Brendshëm e publikoi këtë fakt gjatë ditës së djeshme, ndërsa paraqiti rezultatet e punës së policisë në pjesën e parë të vitit 2008. Ministri u shpreh se policia italiane kishte kapur gjatë kësaj periudhe vetëm 6.5 kg heroinë, 4 kg marijuanë dhe 3.2 kg kokainë. Kreu i dikasterit të Brendshëm tha se, kjo sasi e kapur e raportuar nga autoritetet policore dhe të Ministrisë së Brendshme italiane, përbën minimumin historik të sasisë së drogës së kapur ndonjëherë nga policia italiane me origjinë Shqipërinë. Sipas Nishanit, ky minimum përfshin periudhën e viteve 2007 e më parë, ndërsa i krahasoi të dhënat e raportuara prej tij me ato të viteve 2003, 2004 e 2005. “Statistikat e policisë italiane tregojnë se për këtë vit janë kapur vetëm 6.5 kg heroinë, 3.2 kg kokainë dhe 4 kg marijuanë të nisura nga Shqipëria, çka përbën minimumin historik të pakrahasueshëm me 2007 e përpara”, tha Nishani. Sipas tij, që në vitet 2002-2005, sasia e sekuestruar nga policia italiane, kapte sasitë nga 3 deri në katër tonë drogë çdo vit. Ministri i Brendshëm nuk cilësoi nëse kjo sasi e kapur vite më parë, ishte marijuanë, heroinë apo kokainë. Ndërkaq kalimin e sasisë prej 3.2 kg kokainë, Nishani, pohoi se trafikimi i kësaj sasie nuk mund të quhej problematik për autoritetet shqiptare, përderisa ajo udhëtonte në drejtim të destinacionit final të saj që ishte Italia. Nishani tha se në këto operacione për të cilat policia shqiptare ka pasur dijeni janë ndaluar të gjithë personat e përfshirë. Ministri tha se në shtatë muaj janë kryer 20 operacione antidrogë në të gjithë vendin. Nga këto 5 operacione kanë qenë ndërkombëtare, ndërsa në total kanë qenë 224 të arrestuar. Në këto veprime të kryera nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, janë bllokuar 47 kg heroinë, 813 kokainë dhe 2 027 kg hashash, ndërsa janë asgjësuar 80 950 rrënjë bimë narkotike marijuanë. d.b
LAZARATI
Lazarati ende nuk mund të quhet zonë e pastër, në hartën e zonave të konsideruara si kultivues të kanabisit. “Ne do të ndërhyjmë në të gjitha rastet ku do të konstatohen zona të mbjellë me kanabis në të gjithë vendin, duke përfshirë dhe Lazaratin. Kjo zonë ende nuk mund të quhet e pastër”, tha ministri i Brendshëm. Sipas Nishanit, aktualisht strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit ishin duke punuar për të zbuluar të gjitha rastet e mundshme të kultivimit dhe të mbjelljes së hashashit në të gjithë vendin. Ai paralajmëroi ndërhyrje të efektivëve të Policisë së Shtetit në rastet që do të zbulohen. Ndërkohë ai shtoi se ka pasur disa raste kur funksionarë të pushtetit lokal si kryepleq të fshatrave të ndryshëm në Malësi të Madhe apo në Fier, ishin proceduar nga ana e policisë. Për sa i përket mbjelljes së hashashit, kultivuesit kanë synuar gjetjen e zonave pa pronarë si kullotat, të cilat nuk i përkasin as komunave e as banorëve të zonave. Janë vënë re edhe mbjellje të bimës narkotike në ambientet e brendshme të oborreve të banesave të fshatarëve.
Vizat
Ministri i Brendshëm tha se i ka kërkuar autoriteteve të ambasadave të huaja, që në të gjitha rastet e konstatimit të qytetarëve që aplikojnë për vizë me dokumente false të denoncojnë pranë organeve të policisë lokale dhe në qendër. Nishani, pohoi se një fakt i tillë iu është kërkuar të gjitha ambasadave të huaja në vend, për shkak se në disa raste policia ka arritur të bllokojë një sasi dokumentesh dhe vulash false, të organeve shtetërore dhe ambasadave të huaja. Ministri pohoi se për sa i përket liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, strukturat përkatëse po negocionin me qëllim që brenda vitit të ardhshëm marrëveshja të vihej në zbatim e plotë. Aktualisht, mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së ekziston një sistem i lehtësimit të vizave për kategori të kufizuar personash. Kryesisht lehtësimi i vizave është realizuar për kategoritë e studentëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe kategori të tjera intelektualësh. Për kategori më të gjera të popullatës, dhënia e vizave ka vijuar me të njëjtat nivele si më parë.
“Droga e Kakavijës u porosit nga paraburgimi i Durrësit”
Zbulohet nga Prokuroria, një tjetër rast i implikimit të personave në burgosur në porositjen dhe trafikimin e ngarkesave të drogës.
Edhe pse i burgosur prej disa muajsh në paraburgimin e Durrësit, një person nën hetim për trafik e mbajtje droge, emri i të cilit nuk publikohet për shkak të sekretit hetimor, nëpërmjet telefonit ka arritur të organizojë trafikimin drejt Greqisë për një sasi droge prej 4 kilogramë marijuanë dhe 340 gramë kokainë. Implikimi në këtë rast i personit që mbahet në paraburgimin e Durrësit, është zbuluar pas arrestimit nga policia të shtetasit Arben Kaçorri, 36 vjeç, mësues matematike në Tepelenë. Ai ra në prangat e policisë më 26 qershor 2007, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kur me makinën e tij tip “Benz” me targa TP 2244 B, tentoi të trafikonte drejt Greqisë, ngarkesën e drogës me 4 kilogramë marijuanë dhe 340 gramë kokainë. I arrestuari sipas burimeve hetimore, mësohet se jepte mësim lëndën e matematikës në shkollën e mesme të përgjithshme “Mustafa Matohiti”, në Tepelenë. Për shkak të trafikut ndërkombëtar të drogës, dosja penale për këtë rast është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Në mesin e muajit korrik 2008, Krimet e Rënda firmosën urdhër-arrestin edhe për një person të dytë, i cili ishte implikuar në nisjen e ngarkesës me drogë drejt Greqisë. Sipas burimeve zyrtare, hetimet zbuluan se Eduart Belulaj kishte pajtuar mësuesin e matematikës nga Tepelena, shtetasin Arben Kaçorri për të trafikuar ngarkesën me drogë drejt Greqisë, e cila u kap në Kakavijë. Drejtuesi i makinës në të cilën u gjet dhe u sekuestrua droga kishte marrë si premtim një pagesë të majme, nëse arrinte që me makinën e tij të kalonte ngarkesën e drogës në Greqi dhe ta dorëzonte tek disa persona që prisnin matanë kufirit. Sipas hetimeve, personi që e kishte porositur Ardian Kaçorrin për transportin e drogës, por edhe që i kishte premtuar pagesën e majme për këtë ishte Eduart Belulaj. Për këtë shkak, menjëherë pas arrestimit, Gjykata vendosi edhe ndaj Belulajt masën “arrest me burg” duke e akuzuar atë në të njëjtën dosje që përmbante provat kundër Arben Kaçorrit, të arrestuar një muaj më parë gjatë tentativës për kalimin e drogës në Kakavijë. Por nga hetimet e kryera prej Prokurorisë, përfshirë edhe përgjimet telefonike, është mësuar se porositësi i vërtetë i ngarkesës së drogës, ishte një person i arrestuar që mbahej në paraburgimin e Durrësit. Ky person nëpërmjet telefonit që e mbante në qeli në Durrës, në shkelje të rregullave të paraburgimit, komunikonte vazhdimisht me pritësit e drogës në Greqi dhe sipas kërkesës së tyre, pajtonte më pas shoferët që transportonin lëndën narkotike. Takimet dhe bisedat me personat që transportonin drogën, me porosi të personit të paraburgosur i kryente Eduart Belulaj. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë në gjykatë, më 18 korrik 2008, Belulaj mohoi dyshimet e ngritura ndaj tij, duke thënë se nuk kishte dijeni për akuzën e ngritur nga Prokuroria. tr.so