Berati në krizë për ujë të pijshëm
05/10/2009 Lagjet muzeale me turistë, por pa ujë
BERAT- Ende vazhdon me probleme furnizimi i qytetit të Beratit me ujë të pijshëm. Kriza e ujit ndihet më tepër në pika të larta të qytetit si në lagjet muzeale “Kala”, “Mangalem”, “Goricë”, “10 Korriku”, “13 Shtatori” dhe të tjerë. Banorët e këtyre lagjeve, marrin ujë vetëm një herë në ditë dhe kjo në orë të vona të natës.
“Shterrja”
Burime nga Ndërmarrja e Ujësjellësit këmbëngulin se Berati merr furnizim tre herë në ditë ujë, por në lagje kryesore për shkak të relievit malor, uji nuk arrin në çezmat e tyre. Sipas drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve, Fatmir Shehu, bën të ditur se ato që kanë sjellë pengesa në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm është ulja e nivelit të prurjeve nga burimi i Bogovës. Në pikët ku ajo matet zakonisht në depon kryesore të Gradishtit janë shënuar prurje të ujit deri në 380 litra në sekondë, ndërsa ka pas ditë që ka pasur dhe 150 litra në sek ujë të pijshëm. Pavarësisht problemeve, problemi tjetër që çon në furnizim të disa lagjeve me ujë më tepër se disa të tjera është dhe lidhja e tyre në tubacionin kryesor. Tashmë çdo banor i ri në qytetin e Beratit investon vet për shtrirjen e tubacionit të ujit dhe për këtë ata këmbëngulin dhe investojnë për të bërë lidhje me rrjetin kryesor. Kështu jo si më parë kur me ujë 24 orë furnizoheshin spitali rajonal, policia, zjarrfikësja, sot me ujë 24 orë furnizohen pallatet e reja, zonat informale si Pjeshkore, Zona e Ullishtes dhe ndërtesat që kanë bërë lidhje me tubacionin kryesor, sqaron Shehu. Për këtë shkak gjysma e qytetit të Berat merr ujë disa herë në ditë ndërsa gjysma tjetër, e cila strehon dhe turistët që kalojnë fundjavën në Berat, marrin ujë vetëm një herë në ditë dhe për 3 orë rresht. Ky problem shpresohet të zgjidhet vetëm me rritjen e prurjeve të burimit të Bogovës.
Banorët e lagjeve që marrin vetëm një herë ujë në ditë shprehin indinjatën se gjithë verën marrin ujë vetëm disa orë ndërsa tashmë në dimër uji iu vjen i ndotur për shkak të amortizimit të tubacioneve që janë të ndërtuara që në vitet 1940. Sipas drejtorit të ujësjellësit Shehu, për shkak të turbullirave që shkaktohen nga sasirat e dheut bëhet vazhdimisht klornimi sipas sasisë së duhur, gjë e cila eliminon në një farë mënyre problemin. Por kur ka qenë i papërdorshëm njoftimi është dhënë për mospërdorim nga Drejtoria e Shëndetit Publik, e cila ka kryer dhe analizat për matje të nivelit të ndotjes. Ndërsa bëhet e ditur se për të pasur një depozitim të saktë të të ardhurave të qytetarëve sa harxhojnë të paguajnë ujin e pijshëm, fal projektit të bankës gjermane sipas Shehut këtë vit u bë instalimi i 951 sahateve matës tek familjet që kanë 24 orë ujë të pijshëm, ndërsa pritet që të ketë një investim tjetër për këto mjete të domosdoshme për të ndërgjegjësuar qytetarët se sa harxhojnë aq dhe duhet të paguajnë ujin e pijshëm.
PROBLEMET
Banorët e lagjeve që marrin vetëm një herë ujë në ditë shprehin indinjatën se gjithë verën marrin ujë vetëm disa orë, ndërsa tashmë në dimër uji iu vjen i ndotur për shkak të amortizimit të tubacioneve që janë të ndërtuara që në vitet 1940. Sipas drejtorit të ujësjellësit Shehu, për shkak të turbullirave që shkaktohen nga sasirat e dheut bëhet vazhdimisht klornimi sipas sasisë së duhur, gjë e cila eliminon në një farë mënyre problemin. Por kur ka qenë i papërdorshëm njoftimi është dhënë për mospërdorim nga Drejtoria e Shëndetit Publik, e cila ka kryer dhe analizat për matje të nivelit të ndotjes. Në pikët ku ajo matet zakonisht në depon kryesore të Gradishtit janë shënuar prurje të ujit deri në 380 litra në sekondë, ndërsa ka pas ditë që ka pasur dhe 150 litra në sek ujë të pijshëm. Pavarësisht problemeve, problemi tjetër që çon në furnizim të disa lagjeve me ujë më tepër se disa të tjera është dhe lidhja e tyre në tubacionin kryesor. Tashmë çdo banor i ri në qytetin e Beratit investon vet për shtrirjen e tubacionit të ujit dhe për këtë ata këmbëngulin dhe investojnë për të bërë lidhje me rrjetin kryesor.