Legalizimi, Kuvendi do të vendosë për përdorimin e bonove të privatizimit
05/10/2009 Ndërtimet pa leje, projekti synon përshpejtimin e procesit
Komisioni i Ligjeve do të diskutojë në mbledhjen e sotme projektligjin që synon përshpejtimin e procesit të legalizimit, duke ligjëruar përdorimin e bonove të privatizimit, si një mënyrë pagese për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Sipas ndryshimeve që i janë bërë projektit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin pa leje”, parashikohet që të gjitha të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje të kalojnë në buxhetin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si fond kompensimi financiar të pronës. Në mënyrë të detajuar nenet e projektit përcaktojnë se pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit me leje në proces legalizimi bëhet në lekë dhe me bono privatizimi. Bonot e privatizimit të përtuara nga ish-të përpjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Ndërkohë që taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimet e së drejtës së pronësisë bëhen vetëm me lekë. Lejimi i pagesës me bono privatizimi, si një mënyrë alternative e pagesës është futur edhe për pagesën e gjysmës së vlerës për sipërfaqe të mëdha. Konkretisht për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha me sipërfaqe mbi 500 m² çmimi i shitjes është sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës pagesa mund të kryhet me bono privatizimi. Kjo mënyrë përcaktohet në këto ndryshime të përdoret edhe për gjysmën e vlerës së shitjes së parcelave ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha me sipërfaqe mbi 300 m², si dhe për sipërfaqet e trojeve të zëna me shtesa anësore pa leje në ndërtime me leje, brenda vijave të verdha, për sipërfaqe mbi 100 m². Për parcelat ndërtimore në “territore të tjera” zbatohen të njëjtat tarifa dhe mënyra pagese sipas nenit 19 të këtij ligji, por shteti nuk angazhohet të investojë për infrastrukturën në këto territore. Me qëllim përdorimin e pagesës me bono privatizimi, në dispozitën që lidhet me dokumentacionin ligjor për legalizimin e ndërtimeve informate është parashikuar që subjekti mund të paraqesë kërkesë për mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje. Projekti që pritet të votohet shumë shpejt në seancë ka fuqi prapavepruese, pasi në dispozitat kalimtare përcakton që “personat që i kanë kryer pagesat për parcelat ndërtimore të ndërtimit pa leje përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj”. Ndërkohë që për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI-it brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Çmimi i shitjes në zonat informale
Neni 19
Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha çmimi është si më poshtë:
a) për sipërfaqe deri në 100 m² - 100 mijë lekë;
b) për sipërfaqe deri në 200 m² - 150 mijë lekë;
c) për sipërfaqe deri në 300 m² - 200 mijë lekë;
ç) për sipërfaqe deri në 400 m² - 300 mijë lekë;
d) për sipërfaqe deri në 500 m² - 400 mijë lekë;
dh) për sipërfaqe mbi 500 m² sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë, dhe deri në 50 për qind të vlerës pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.
Kur ndërtimi pa leje ka destinacion zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike, pagesa e truallit realizohet sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë.