Fier, përgatitjet për zgjedhje
22/05/2009 Përcaktohet numri i zgjedhësve dhe qendrat e votimit
FIER- Është përcaktuar numri i qendrave të votimit dhe Komisioneve Zgjedhore të administrimit të zgjedhjeve në qarkun Fier, me propozimin e prefektit të qarkut dhe konstituimit nga KQV-ja. Në total si qark, numri i qendrave të votimit shkon në 409, ndërkohë që vetëm 52 prej tyre do të jenë në Bashkinë Fier. Numri i zgjedhësve për qarkun shkon në 360 mijë shtetas, ndërkohë që vetëm Bashkia Fier, numëron 61 000. Sipas prefektit të qarkut Fier, është përcaktuar vendndodhja e qendrave të votimit, por problemet e para kanë qenë vetëm për hapësirat e tyre vetëm në një KZAZ dhe QV. Gjithsesi mbetet për të vëzhguar të gjithë situatën në vijim. “Në zbatim të nenit 94 të Kodit Zgjedhor me cilësinë e prefektit të qarkut në bashkëpunim me drejtuesit vendor, por edhe me forcat politike, bëmë një lloj shpërndarje të QV dhe KZAZ, 2 në Fier, 3 në Lushnjë, një në Patos dhe një në Mallakastër”, ka thënë Bejdaj. Ndërkohë në Fier do të ketë 7 KZAZ, ku 2 do të jenë të instaluara në Bashkinë Fier, 3 në Lushnjë, 1 në Patos, dhe 1 në Mallakastër ku një do të ketë kryetar nga PD dhe tjetri nga PS. Të 7 KZAZ kanë miratuar dhe janë konstituar në KQV edhe 57 komisionerët e tyre.