Rezonancë magnetike për spitalin e Shkodrës
22/05/2009 Aparati dhuratë nga fondacioni i drejtuar nga Liri Berisha
Ndihmë dhe për fëmijët jetimë dhe të moshuarit
SHKODER- Liri Berisha e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka mbërritur sot në Shkodër për t’i dhuruar spitalit rajonal të Shkodrës aparaturën e rezonancës magnetike. Kjo aparaturë mjaft e vlefshme për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme u dhurua nga fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, presidente e të cilit është Liri Berisha. Ministrja Godo e vlerësoi aktin e këtij fondacioni, si një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë mjekësinë shqiptare. Njëkohësisht ministrja Godo bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë planifikonte pajisjen e spitalit rajonal të Shkodrës dhe të një spitali në jug me dy aparate rezonance në vitin 2010. Këto aparatura moderne do t’i realizonin standardet e kërkuara bashkëkohore evropiane në drejtim të shërbimit mjekësor të banorëve të veriut dhe të jugut. Pajisja e spitalit të Shkodrës me një aparat të tillë, bën që ky spital të jetë i dyti në Shqipëri, pas Tiranës me aparaturën e rezonancës magnetike. “Më vjen mirë kur shoh që ne gjendemi para një lajmi të tillë të mrekullueshëm, ku i kemi tejkaluar këto afate. Kjo do të thotë një standard shumë i lartë i imazherisë së Shqipërisë dhe të Shkodrës dhe banorëve të veriut në veçanti. Tani banorët nuk do të kenë më nevojë që për një diagnostikim të marrin rrugët e Tiranës”, ka theksuar ministria e Shëndetësisë Godo. Më pas ministrja Godo u ndal në problemin e shumëpërfolur të furnizimit të spitaleve me ilaçe. Sipas Godos, tashmë situata është nën kontroll, pasi problemi i pajisjes së spitaleve me medikamente do të marrë zgjidhje brenda një periudhe të shkurtër. “Jemi në fazën e tenderimit dhe tashmë mund të themi me plot bindje se ky ngërç në sistemin shëndetësor do të përmirësohet ndjeshëm në sajë të kontratave dhe marrëveshjeve me kompanitë farmaceutike”, sqaroi ministrja Godo. Lidhur me dhuratën e çmueshme që iu bë spitalit rajonal të Shkodrës, presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha sqaroi arsyen e përzgjedhjes së këtij spitali për ta pajisur me aparaturën e rezonancës magnetike. “Shkodra njihet për emrin e saj, famën në fusha të ndryshme të jetës, për mjekë të përgatitur, të cilët kanë bërë një emër jo vetëm për veten e tyre, por për të gjithë qytetin dhe për të gjitha specialitetet që ato mbulojnë. Populli i Shkodrës e meriton një pajisje të tillë se është një popull me shpirt dhe mjaft punëtor”, ka theksuar Liri Berisha. Pas vizitës në spitalin e Shkodrës, Liri Berisha zhvilloi vizita në qendrën e zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar, në shtëpinë e fëmijës për moshat 6-16 vjeç, shtëpisë së të moshuarve etj., ku dhuroi lodra të ndryshme, aparatura tensioni etj. Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha ndoqi nga afër dhe garën me biçikleta “Pedalo për jetën”. Në fund të kësaj gare fondacioni i drejtuar prej saj i dhuroi nga një biçikletë 50 nxënësve me rezultate të shkëlqyera në mësime.