E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku: Problem dublikimet dhe vendbanimet

22/05/2009  Zgjedhjet, përfaqësues të ODIHR-it në Vlorë

VLORE- Përfaqësues të ODIHR-it kanë qenë dje në qytetin e Vlorës, për t’u njohur me përgatitjet paraprake të procesit zgjedhor, mbledhur opinione nga përfaqësues të partive politike, si dhe prekur nga afër problematikat që vihen re në këtë proces. Dy vëzhguesit afatgjatë kanë marrë sot takim edhe me kryebashkiakun Gjika, ku janë interesuar për procedurat e deritanishme.

Kreu i bashkisë së Vlorës tha se ashtu siç edhe parashikon ligji, në lidhje me afatin e dorëzimit të listave paraprake, në datën 28 ato do të jenë të afishuara, por ne si bashki kemi dy problematika. Problemi i parë i ngritur nga Gjika ka qenë ai i ekzistencës së dublikimeve. “Gjithsej në Vlorë kanë qenë 2500 të tillë dhe deri tani janë eliminuar 1030 rekorde, por ajo që na shqetëson, tha Gjika, është se këto pastrime emrash nuk bëhen nga drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile, e cila ka gjithë kompetencat ligjore për këtë, por Ministria e Brendshme ja ka deleguar firmës kontraktore, që absolutisht nuk ka lidhje me këto procedura. Kjo lë pika të errëta në lidhje me ndonjë manipulim të mundshëm të mëpasshëm, të cilat mund të arrijnë deri në heqjen e së drejtës për të votuar. Problematikë tjetër që vërehet deri tani është mospërputhje që ka ndërmjet qendrave të banimit dhe qendrave të votimit. Ndër të tjera kreu i bashkisë Vlorë u ka përcjellë vëzhguesve edhe shqetësimin e pajisjes me karta. “Nga të dhënat që unë kam, në 13 njësitë territoriale të rrethit të Vlorës kanë aplikuar deri tani për karta 60 mijë persona dhe janë pajisur me karta vetëm 6400, shifra këto që nuk flasin me entuziazëm për ecurinë e procesit. Kjo rrezikon të cenojë edhe rimbursimin për shtresat në nevojë. Po kështu pranë njësive ku aplikohet, shpesh mungon furnizimi me linjë interneti, i cili mundësohet nga Ministria e Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›