E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Panairin e Agroturizmit edhe produkte BIO

22/05/2009  Hapet Instituti i Bujqësisë Biologjike

DURRES- Instituti i kujdesit për produktet bio në qarkun e Durrësit është paraqitur gjatë kësaj jave me prodhime dhe produkte cilësore në panairin e agroturizimit të organizuar në qytetin e Durrësit. Në këtë panair ka rënë në sy prania e më shumë se 20 kompanive turistike të komunës së Golemit nga afro 55 kompani, firma e biznese të pranishme si dhe vendosja në hyrje të panairit e produkteve të specialistit Enver Isufi. Shoqata e drejtuar nga Isufi që tashmë ka edhe Institutin së bashku me “Albinspekt” për certifikimin e produkteve dhe prodhimeve. Vetëm 2 javë më parë në Shkozet ka hapur për të parën herë dyert Instituti Bujqësor Biologjik duke mbledhur specialistët më të mirë të qarkut. Bio numëron 150 ferma, të cilat kultivojnë mollë, dardha, rrush, qershi, ullinj, erëza, bimë mjekësore etj. Në këtë panair është thënë se fermat bujqësore bio kanë edhe 3 kantina për përpunimin e produkteve. 250 mijë litra verë prodhohet në vit në kantinat e Shijakut, Sukthit dhe Ishmit. Instituti i cili tashmë ka 13 drejtues nga vetëm një që ka qenë në vitin 1997, kohë e krijimit të shoqatës, ka shtrirë hartën e kultivimit të produkteve bio në Tiranë, Lushnjë, Shkodër e Vlorë si dhe tregon kujdes për prodhimet natyrale në fermat e Pukës. Specialisti Enver Isufi ka thënë se produktet e fermave, pasi kalojnë në certifikim dalin në treg duke bërë të ditur më pas se kërkesa të shumta ka tregu i huaj. “Ne marrim pjesën në panaire ndërkombëtare, por ndihemi shumë ngushtë kur atje na kërkohet të lidhim kontrata për dhjetëra e qindra ton ullinj, vaj, verë e kështu me radhë, pasi kapacitet prodhuese të fermave tona në Shqipëri janë ende në hapat e para”,-ka thënë Isufi. Vizitorët e kësaj ekspozite panair në javën e hapjes së sezonit të turizmit ka ngjallur shumë interesim. Krahas hoteleve nga Shkëmbi i Kavajës dhe Golemi në një kënd të panairit është promovuar edhe qarku i Durrësit, bashkia, studio të ndryshme etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›