Berati pa sinjalistike mungojne tabelat orientuese

Sinjalistika rrugore në qytetin e Beratit mungon në 80 % të saj duke ndikuar drejtpërdrejt në rëndimin e trafikut për shkak të mbipopullimit të qytetit me emigrantë si dhe në shtimin e numrit aksidenteve, edhe me pasoja të rënda. Në rrugën kryesore te qytetit mungojnë tabelat orientuese dhe vijat e bardha për vendosjen e të cilave policia rrugore ka kërkuar bashkëpunimin e bashkisë dhe drejtorisë së rrugëve, por pa gjetur mbështetjen e tyre.
“Nga Ura Vajgurore e deri në Berat s’ka absolutisht sinjalistikë horizontale. Ajo vertikale ekziston pjesërisht. Qyteti ka 80 % të rrugë të papajisura me sinjalistikë vertikale”-tha Enver Kaloshi.Shefi qarkullimit rrugor në Berat.
Pak kohë më parë u bë rikonstruksioni i rrugëve kryesore të qytetit, por pa u shoqëruar edhe me instalimin e sinjalistikës gjë që ishte parashikuar në projektin fillestar të ndërtimit të tyre.
Olgera Muka