Elbasan refuzohet toka. 10 mije ha pa pronare

10 mijë hektarë tokë në qarkun e Elbasanit është refuzuar nga pronarët që e kanë marrë me ligjin 7501. Kostot e larta financiare që kërkon kultivimi i bimëve bujqësore dhe mungesa e krahut të punës ka bërë që 10% e sipërfaqes së përgjithshme të tokës bujqësore në këtë qark të mbetet djerrë. Sipas shefi të shërbimit këshillimor në Drejtorinë e Bujqësisë në Elbasan, Neshat Sadiku ky fenomen është më shqetësues në zonën e Fierzës dhe Dumresë ku 38 ha tokë është e papunuar.
“Në qarkun e Elbasanit janë rreth 10 mijë ha tokë e refuzuar nga fermerët. Duhet që komunat mbështetur edhe në tapitë dhe regjistrimin e pronave, duhet t’i japin këto toka me qira”-thotë Sadiku.
Gjithashtu specialistët e bujqësisë shprehin shqetësimin se për shkak të refuzimit të tokës bujqësore prej pronarëve mijëra hektarë sipërfaqe bujqësore nuk po arrihet që të shfrytëzohet as për tu dhënë me qera nga ana e njësive të pushtit vendor duke ndikuar në uljen e prodhimit bujqësor vendas.
Besim Dybeli