Makthi durrsak bllokohen rruget dytesore

Rrugët dytësore në zonën e plazhit në Durrës janë kthyer në një makth për pushuesit dhe banorët e kësaj zone. Lëvizja në këto rrugë është shumë e mundimshme, pasi ato janë të ngushta, ndërsa vende parkimi nuk ka. Asnjë tabelë nuk është vendosur në këto rrugë, ndërsa pushuesit shprehen se bashkia duhet të kishte marrë masa për parkimin, pasi shumë prej tyre vijnë me autovetura private.
“Jam shumë i brengosur.Vende për parkim nuk ka, siç e shihni dhe vetë. Turistët vijnë me makina dhe nëse nuk ka vend për parkim, atëherë ai detyrohet të shkojë diku tjetër”-thotë një banor.
“Parkimi është jashtëzakonisht i vështirë. Edhe kalimi i mjeteve është mjaft i vështirë. Ka shumë mjete dhe rrugët janë të ngushta”-thotë një tjetër.
“Ka pak problem sepse rrugicat janë shumë të ngushta dhe nuk kanë fare hapësirë që makina të kalojë lehtësisht”-shprehet një pushuese.
Edhe rruga kryesore nga ura e Dajlanit deri në plepa është e ngarkuar sidomos në fundjavë, por rrugët e brendshme paraqesin një situatë krejt tjetër. Shumë automjete që hyjnë për të furnizuar subjekte të ndryshme tregtare si dhe automjetet e pushuesve krijojnë shpesh bllokime të shumëje nyje dhe kryezimeve në rrugët e brendshme dhe as policia rugore nuk është e fuqishme për t’i zhbllokuar ato.
Aleks Kalemasi