E Diel, 1 Nëntor 2026

Berati shpallet pasuri botërore nga UNESCKO në fund të qershorit

Autori i Lajmit: red.
Qyteti i Beratit një ndër qytetet e rrallë në Shqipëri, i cili i takon agimit të njerëzimit, dhe ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjet më pare, pritet të shpallet pasuri botërore nga “UNESCO” në fund të muajit qershor. Prof. Emin Riza hartues i dosjes që është dorëzuar pranë UNESCO-s pohon se dosja është paraqitur në muajin janar të këtij viti dhe do të kalojë për shqyrtimin përfundimtar në një mbledhje të posaçme të komunitetit të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që pritet të mbahet në Kanada, në fund të këtij muaji. Në fakt qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Qyteti i gurtë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj, por edhe vizitorëve shqiptarë, për vetë monumentet kulturore, fetare dhe historike që ai ka. Historia e këtij qyteti fillon nga periudha e paraqytetërimit dhe ecën nëpër periudhat historike me zhvillime të rëndësishme, deri sa ka ardhur në ditët tona. Berati është një qytet e rrallë në Shqipëri që ka ruajtur pjesët e zhvillimit të tij.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›