E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Euro 2008” Italia vijon përgatitjet, të premten kundër Belgjikës

Autori i Lajmit: red.
Lojtarët italianë kërkojnë një përsëritje të Kampionatit Botëror të Gjermanisë, kur ata ngritën kupën e katërt. Portieri Bufon thotë se skuadra është e njëjtë, por presioni është shumë i madh mbi skuadrën e Roberto Donadonit. Italia vazhdon rregullisht përgatitjet për kampionatin evropian, ku si zakonisht është mes skuadrave favorite. Të kaltrit e drejtuar nga Roberto Donadoni do të luajnë të premten një miqësore me Belgjikën, skuadër që ka mbetur jashtë Evropianit. Italianët janë skuadra kampione e botës në fuqi dhe dëshirojnë të përsërisin suksesin e arritur 2 vjet më parë në Gjermani. “Është e vështirë të arrijmë sërish suksesin e Gjermanisë, edhe pse lojtarë si Kanavaro, Materaci, Groso apo Bufon, janë sërish këtu”, - tha portieri Xhixhi Bufon. Shumë specialistë e shohin Italinë si favorite, por lojtarët shprehen se nuk janë të shqetësuar nga ky presion. “Ne jemi kampionë të botës, prandaj knsiderohemi favoritë”,- tha mesfushori i Romës, Alberto Akuilani. “Franca është një rival i fortë, por për mendimin tim edhe Spanja ka mundësi të mirë për të fituar”,- shtoi ai. Për Fabio Kualjarelën, presioni është normal në skuadra kampione bote. Italia bën pjesë në Grupin C së bashku me Francën, Holandën dhe Rumaninë.

Përgatitjet
Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, e ka përfunduar listën e 23 lojtarëve, të cilët do të jenë pjesë e kombëtares së Italisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2008, ndërsa lojtari i pafat është Rikardo Montolivo, i cili është përjashtuar nga lista finale e trajnerit. Javën e kaluar Donadoni kishte emëruar listën paraprake me 24 lojtarë, të cilët do ta përfaqësojnë Italinë në Austri dhe Zvicër, me ç rast atij i mbetej të largonte vetëm një lojtar, para se të bënte publikë emrat e lojtarëve, që do të ishin pjesë e skuadrës kombëtare. Mesfushori i Fiorentinës, Montolivo, ishte i favorizuar për të qenë pjesë e skuadrës, mirëpo rikuperimi i dyshes romake Alberto Akuilani dhe Simone Perota, si edhe të sulmuesve Fabio Kualiarela dhe Marko Borielo, e ka lënë atë jashtë përfaqësueses së Italisë.

Ky lajm është publikuar: 29/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›