E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Morati është gënjeshtar”

Autori i Lajmit: red.
Roberto Mançini e ka etiketuar Masimo Moratin si një gënjeshtar. Ish-trajneri i Fiorentinës dhe, tanimë, ish-trajneri i Interit, është shkarkuar nga presidenti Morati, pas disa muajsh spekulimesh në lidhje me të ardhmen e tij te zikaltrit.
Ka pasur shumë teori në lidhje me largimin e tij, ndërsa mediat italiane njoftojnë se pika vendimtare për largimin e Mançinit, ishte vendimi i tij për largimin e Figos nga skuadra. Mirëpo, duket se Mançini ka dalë hapur duke thënë se Morati është një gënjeshtar. “Ai dëshironte të më largojë që nga janari, ndërsa më ka gënjyer gjithë këto muaj. Unë kurrë nuk i kam thënë asgjë atij”,- ka thënë Mançini për Radio Radio TV. Jose Murinjo është i gatshëm ta marrë drejtimin e Interit, ndërsa skuadra është në proces të zbulojë drejtuesin e ri të saj.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›