E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal nuk largohet

Trajneri i Bayern Munichut, Luis van Gaal, ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Strategu holandez, i cili në vitin e tij të parë në Munich ka fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, mund të përfundojë sezonin me tre tituj, pasi ekipi i tij gjendet në finale të Ligës së Kampionëve kur takohet me Interin të shtunën.

“Do të mbetem në Bayern edhe nëse fitojmë titullin e tretë këtë sezon. Kam kontratë deri në vitin 2011 dhe jam i gatshëm ta vazhdoj menjëherë”, tha Van Gaal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›