E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berberi: Me Besën do të luajmë si të barabartë

Nga Bashkim SHALA

Ekipi kuksian grumbullohet për ndeshjen e radhës në Kavajë, që konsiderohet më e rëndesishmja e kësaj faze

Drejtuesit dhe futbollistët e Kukësit me këmbë ka qenë në kupë, por me mendje në Kavajë, ku do të luajnë të shtunën me Besën vendëse. Në prag të kësaj ndeshjeje, që kuksianët e konsiderojnë më të rëndësishmen e kësaj faze, ekipi është grumbulluar në një regjim të rreptë stërvitor.

Presidenti Ramë Geci i ka zhvendosur futbollistët nga ambientet e konviktit për në hotel Gjallica, ku ekipi është grumbulluar që nga dita e hënë. Nuk kemi ndonjë objektiv për Kupën e Shqipërisë apo për të vazhduar më tej, kështu që iu dhamë mundësi të luajnë atyre që nuk janë aktivizuar dhe kontrolluam gjendjen e ekipit, por edhe realizuam një lojë të fortë për të kënaqur sportdashësit kuksianë, – shprehet pas ndeshjes me Teutën trajneri i Kukësit, Shahin Berberi.

Të barabartë në Kavajë Për trajnerin Berberi, objektivi kryesor është ndeshja e radhës me Besën: Në Kavajë do të shkojnë për rezultat pozitiv dhe si të  barabartë, pavarësisht se jemi debutues dhe Besa vjen nga superliga, – thotë trajneri Berberi. Deklaratën e tij për rezultat pozitiv ai e përligj me faktin se Kukësi ka një kontigjent futbollistësh cilësorë, të cilët gëzojnë një formë të mire sportive dhe mbështetjen  e gjithanshme të presidentit Geci dhe bashkisë:

Ekipi po qëndron i grumbulluar dhe po zhvillon stërvitje dy herë në ditë. Grumbullimi është bërë me urdhër të presidentit Geci për kushte sa më komode në prag të ndeshjes me Besën, shton më tej Berberi. Për ndeshjen e radhës, stafi drejtues ka në dispozicion të gjithë futbollistët që luajtën me Burrelin, ku fituan  4-0. Përjashtim bën vetëm Malo, i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq. Me Besën do të jetë i gatshëm edhe sulmuesi serb Millosh Jevdeviç, i cili nuk është aktivizuar në dy ndeshjet e para.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›