E Diel, 1 Nëntor 2026

Sorros konfirmon: Më intereson Roma

Miliarderi amerikan, Xhorxh Sorros, ka konfirmuar dëshirën e tij për të blerë skuadrën e Romës, por ka saktësuar se nuk ka vënë asnjë ultimatum për drejtuesit e klubit. "Nuk ekziston asnjë ultimatum, por vetëm një interesim për klubin verdhekuq. Specialistët e bankës "Rothsçajld", këshilltarë të Sorros, kanë qenë në Romë për të folur me përfaqësuesit ligjorë të familjes Sensi. Bisedimet vazhdojnë, por është normale që nuk do të vazhdojnë pafundësisht", deklaroi Sorros.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›